Thursday, 19. March 2026
Sport

Ancelotti ja mbyll dyert Mbappes me deklaratën e fundit

GS 27/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mbappe në Real Madrid? Ancelotti: Jemi të kompletuar

Pas fitores së ekipit të tij në ndeshjen përgatitore kundër Manchester United me rezultat 2-0, trajneri i Real Madridit siguroi se skuadra e tij është e kompletuar sa i përket blerjes së lojtarëve në këtë afat kalimtar.

“Skuadra është shumë e mirë kështu. Jemi të kompletuar”, tha trajneri italian.

Ndërsa i pyetur për Kylian Mbappen, lojtar i cili raportohet se ka marrëveshje me Realin, Ancelotti nuk dëshuroi të përgjigjet duke i thënë gazetarit që të kalojë në pyetjen tjetër.

Klubi spanjoll tashmë është forcuar që nga fillimi i kësaj merkatoje me ardhjet e Jude Bellingham , për 105 milionë euro, Brahim Diaz dhe Arda Guler.

Teilen: