Monday, 4. May 2026
Sport

Ancelotti: Jemi të motivuar për fitore ndaj Barcelonës

GS 13/01/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shfaqur optimizëm për trofeun e parë të sezonit, në konferencën për media në prag të finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, e cila zhvillohet nesërmbrëma.

Trajneri italian ka theksuar rëndësinë e motivimit dhe përgatitjes së skuadrës së tij.

“Jemi në formë dhe të qetë. Skuadra ka shënuar një rikthim të fortë pas ndeshjes me Atleticon. Jemi të motivuar dhe synojmë fitimin e trofeut”, ka thënë Ancelotti.

I pyetur nëse kjo ndeshje do të shërbejë për hakmarrje për finalen e vitit të kaluar, trajneri i madrilenëve është shprehur: “Nuk luajmë për hakmarrje. Barcelona është një rival që e vlerësojmë shumë dhe një skuadër e fuqishme.

Por, ne fokusohemi në dëshirën tonë për të fituar, duke lënë anash ndeshjen e vitit të kaluar,” ka thënë Ancelotti,

Teilen: