• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti kërkon përforcim në mbrojtje, Real Madrid sheh nga kampionati arab

18/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjigantët e La Ligas, Real Madrid po shqyrtojnë mundësinë e nënshkrimit të Aymeric Laporte nga Al-Nassr këtë janar. Kjo sipas The Athletic, të cilët kanë ofruar të enjten një pasqyrë të zhvillimeve të fundit prapa skenave në kryeqytetin spanjoll.

Me rikuperimin e David Alaba-s që po ndodh më ngadalë se sa pritej, dhe demtimin e rende te Dani Carvajal, situata në zemër të mbrojtjes ka futur ne alarm Carlo Ancelottin dhe po bëhet shpejt një burim shqetësimi madhor. Nga ana tjetër, sipas një raporti nga Mario Cortegana i besueshëm i The Athletic: “Madridi po kërkon të përforcohet në qendërmbrojtje dhe gjasat që ata të bëjnë një nënshkrim në këtë pozicion në janar janë rritur”.

Një listë e ngushtë e objektivave është hartuar tashmë nga skuadra e transferimit të Bernabeu, me emra të tillë si Vitor Reis dhe Castello Lukeba. Ndoshta më intriguesi nga të gjitha, megjithatë, është ai i Aymeric Laporte të lartpërmendur.

Aktualisht, duke luajtur së bashku me legjendën e Real Madridit Cristiano Ronaldo te skuadra saudite Al-Nassr, Laporte e bëri të qartë me paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian të kësaj vere se ai ende luan ne nivele te larta. Kampionët në fuqi të La Ligës, si rezultat, janë duke ‘shqyrtuar’ një oferte ne janar për nënshkrimin e tij, ndonëse ende nuk ka asgjë konkrete. 

Next Post

Sot fillon xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.