• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti: Luftuam kundër Milanit, të fokusohemi te Barcelona

01/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtypin pas humbjes 1-0 që Reali i tij regjistroi në miqësoren amerikane përballë Milanit, ekip me të cilin ka arritur suksese të paharrueshme si lojtar dhe trajner.

“Luftuam dhe bëmë gjëra të mira. Shumë të rinj zbritën në fushë. Rëndësi kishte të konkurronim, dhe ne e bëmë gjatë gjithë takimit. Vlerësimi është pozitiv.

Për të rinjtë ishte një shans i madh për të luajtur në ndeshje të tilla. Në pjesën e parë bëmë me mirë me ‘senatorë’ si Modric dhe Rudiger. Por, për momentin këta lojtarë nuk mund të luajnë më shumë se një pjesë.

Le të përgatitemi për takimin e radhës”, thekson tekniku italian. Reali do të sfidojë Barcelonën në një El Clasico amerikane. Në datën 4 gusht (01:00).

Brazilianët Vinicius, Rodrygo dhe Militao janë gati të bashkohen me skuadrën, teksa pritet të luajnë disa minuta në duelin përballë katalanasve të Hansi Flick.

Ancelotti vijon, duke theksuar se për momentin objektivi është arritja e formës së mirë fizike. Ndërkohë që po zhvillon një punë të madhe taktike me të rinjtë.

“Duam të arrijmë sa më shpejt formën fizike. Po punojmë taktikisht vetëm me të rinjtë. Kur të kthehen të gjithë lojtarët do nisim ta bëjmë edhe me pjesën tjetër të skuadrës.

Në fakt, skuadra është pothuajse e njëjta me atë të sezonit të kaluar, kështu që strategjitë janë të qarta. Duhet të përshtatemi edhe me lojtarët e rinj, por pak nga pak, nuk duhet të nxitojmë.

Mbappe-Endrick? Nevojitet kohë, nuk mund t’i përshtatim brenda 5 ditëve. Është e rrallë të shikosh një lojtar si Endrick. Është i shpejtë dhe i rrezikshëm në hapësira të ngushta”, përfundoi trajneri i Realit të Madridit.

Next Post

Loriana Kuka ndalet në garën për medalje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.