• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti: Manchester City ishte më i mirë në fushë, nuk është tragjike eliminimi në gjysmëfinale

18/05/2023
in Moto GP
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.

  

“Qytetarët” kanë shënuar fitore të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në Etihad Stadium dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 kanë siguaruar biletën për finale.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pas ndeshjes tha se Manchester City ishte ekip më i fortë se ata dhe se nuk mundën të ktheheshin në lojë.

“Ne thjesht dolëm kundër një ekipi që është shumë i fortë dhe nuk arritëm të ktheheshim në lojë. Nuk kishte asnjë kolaps psikologjik nga lojtarët”, tha Ancelotti pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Ata luajtën më mirë se ne, bënë presion të lartë dhe vazhduan ta bëjnë këtë gjatë gjithë ndeshjes. Mund ta kishim kontrolluar topin më mirë në pjesën e dytë”.

“Ndonjëherë mund të ndodhë që të humbisni në një gjysmëfinale, kjo nuk është asgjë e re në sport, nuk është një tragjedi, ka gjëra shumë më të këqija në jetë dhe në sport”.

“Fakti mbetet, ne patëm një sezon të mrekullueshëm në Ligën e Kampionëve”.

“Sezonin e ardhshëm do të jem këtu për të luftuar për të fituar një tjetër Ligë të Kampionëve”, deklaroi ai ndër tjerash.

Manchester City dhe Interi do të ballafaqohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor./Lajmi.net/

  


Next Post

Beteja e pestë italo-angleze në finalen e Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.