Monday, 16. March 2026
Sport

Ancelotti mbron Real-in e ri: Ky brez ka nevojë për kohë që të ndërtojë trashëgiminë e vet!

GS 16/03/2026 2 Min. Lesezeit

Në një intervistë për “Radio Marca”, Carlo Ancelotti ka pranuar që t’u kthejë përgjigje disa pyetjeve delikate në lidhje me ish-skuadrën e tij, Real-in dhe ekipin e tij aktual, Brazili.

Sa i përket Real-it, trajneri italian ka thënë se ka nevojë për kohë që të ndërtojë një trashëgimi të re pasi edhe ndryshimet që janë bërë në vitet e fundit janë thelbësore.

“Reali po përjeton një ndryshim brezash. Nuk mund të limitojmë gjithçka duke thënë se është larguar Kroos dhe është afruar Mbappe. Mendoj se nga Reali këtë vit janë larguar disa lojtarë, të cilët kishin krijuar një ambient specifik dhe tani po luajnë disa lojtarë të rinj, të cilëve u duhet kohë për t’u stabilizuar në nivelet e kërkuara”, tha ish-trajneri italian.

“Edhe pse Mbappe ka shënuar shumë gola, Real-i e ka patur të vështirë për të fituar tituj pasi në futboll detajet kanë shumë rëndësi”, analiazoi Ancelotti.

Mbi fitoren e madhe të Real-it përballë City-t, tekniku italian u shpreh se i kishte telefonuar presidentit të Real-it dhe disa lojtarëve për t’i uruar për arritjen.

I pyetur se ku qëndron ndryshimi mes Real-it dhe Brazilit, Ancelotti tha: “Në Brazil nuk kam shumë stres pasi nuk luhen shumë ndeshje. Si trajner i një kombëtareje detyra ime është që të shikoj sa më shumë ndeshje për të vendosur se kush do të grumbullohet në ekip. Tani nuk më duhet që të përgatis stërvitje ç’do ditë. Por edhe në Brazil mos mendoni se kam më pak punë pasi po flasim për një komb, i cili mund të ketë minimumi rreth 70 futbollistë, të cilët mund të jenë të aftë për të luajtur në kombëtare”.

Mes të tjerash ai tha se triumfi në Botëror me Brazilin më shumë se një objektiv ishte një motiv i madh.

Teilen: