Wednesday, 18. March 2026
Sport

Ancelotti pas debutimit të Bellingham: Cilësia e tij është e jashtëzakonshme

GS 24/07/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka komentuar debutimin e Jude Bellingham.

Bellingham është njëri ndër transferimet më të mëdha në vitet e fundit për gjigantin spanjoll.

‘Los Blancos’ paguan plotë 100 milionë euro për të marrë shërbimet e yllit anglez nga Borussia Dortmund.

Sot Jude bëri debutimin e tij në miqësoren që ‘Mbretërit’ e fituan 3:2 ndaj Milanit.

Ai shkëlqeu në atë përballje, teksa Ancelotti nuk hezitoi të thur lavde për të.

“Bellingham ka luajtur një lojë të mirë dhe skuadra duhet të mësohet me cilësinë e tij, e cila është e jashtëzakonshme. Vrapimet e Jude në zonë janë shumë të rëndësishme për ekipin. Më pëlqen sistemi, por ne kemi parë disa fusha për t’u përmirësuar”, ishin fjalët e trajnerit italian.

Real Madridi në ndeshjet parasezonale do përballet edhe me Manchester United, Barcelona dhe Juventus.

Vlen të përmendet që reprezentuesi anglez do të jetë pjesë e 14 herë kampionëve të Evropës për gjashtë vitet e ardhshme./Lajmi.net/

  


Teilen: