• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti trajtohet si mbret në Brazil!

13/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ancelotti do të largohet zyrtarisht nga Real Madridi më 25 maj dhe do të debutojë në stolin e Brazilit më 5 qershor në Guayaquil, gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Ekuadorit.

Qëndrimi i Carlo Ancelottit në Brazil do të jetë vërtet i artë. Një ditë pas njoftimit të punësimit të tij si trajner i ‘Seleçao’, shifrat dhe detajet e marrëveshjes që do ta lidhë atë me CBF (Federata braziliane) deri në vitin 2026 filluan të qarkullojnë në mediat lokale

. Carletto do të fitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon dhe pritet gjithashtu të marrë një bonus prej 5 milionë eurosh në rast suksesi në Kupën e Botës 2026. Ai do të ketë në dispozicion edhe një avion privat, i cili do t’i lejojë të fluturojë për në Evropë ose Kanada, ku jeton gruaja e tij, Mariann, kurdo që të dëshirojë.

Ancelotti do të largohet zyrtarisht nga Real Madridi më 25 maj dhe do të debutojë në stolin e Brazilit më 5 qershor në Guayaquil, gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Ekuadorit.

Një sfidë aspak e lehtë, duke pasur parasysh se kombëtarja e Becace është e dyta në renditje pas Argjentinës dhe ka një avantazh prej 2 pikësh ndaj Brazilit, aktualisht i 4-ti.Pra, me vetëm më pak se një muaj deri në debutimin e tij, Carlo ka nisur tashmë punën.

Sipas mediave braziliane, ai tashmë e ka kontaktuar Neymarin me telefon për të mësuar se si po shkon pas dëmtimit të tij të fundit (paraqitja e fundit e sulmuesit të Santos për Seleçao daton në tetor 2023) dhe me sa duket po mendon ta rikthejë Casemiron në ekipin kombëtar (ai gjithashtu luajti për herë të fundit për ekipin brazilian më shumë se një vit e gjysmë më parë), i cili në një sezon katastrofik për United (ndërsa pret finalen e Europa League) megjithatë ka bërë 39 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.

Next Post

Juvja në emergjencë, gara për zonën Champions bëhet edhe më e komplikuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.