• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Ancelotti: Vështirë të përballesh me skuadrën që drejtohet nga Guardiola

08/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi i Ancelottit takohet me Manchester Cityn e Guardiolës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu” në Madrid të martën.

Trajneri italian është i vetmi trajner që ka fituar katër herë kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, ndërsa Guardiola e ngriti tre herë Ligën e Kampionëve, dy herë me Barcelonën dhe një herë me kampionët e Premierligës.

Megjithatë, sipas Ancelottit, historia e pasur e trajnerëve në kompeticion do të jetë gjëja më pak e rëndësishme nesër.

“Mund të themi se është një detaj i vogël sepse lojtarët shkojnë në fushë”, tha Ancelotti për “Sky Sport Italia”.

“Është e vërtetë që do të jenë dy trajnerë me përvojë në këtë garë, por cilësia në fushë do të jetë e jashtëzakonshme; kjo është gjëja e bukur e kësaj ndeshjeje.”

Pra, a është gabim të thuhet se do të jetë një takim mes mbretit (Ancelotti) dhe princit (Guardiola) të Champions League?

“Po, është, sepse do të jetë një lojë mes dy skuadrave të nivelit të lartë me lojtarë të mëdhenj që do të bëjnë diferencën për njërën ose tjetrën palë”, këmbënguli Ancelotti.

“Guardiola është një trajner i madh, skuadrat e tij luajnë futboll të mirë dhe janë shumë të organizuar. Është gjithmonë e vështirë të përballesh me skuadrat e tij.”, shtoi ai.

Next Post

Arrigo Saki nuk ka dyshime: De Rosi dhe Pioli po bëjnë punë të shkëlqyera, e meritojnë konfirmimin për sezonin e ardhshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.