• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti: Vinicius do ta fitojë “Topin e Artë”

01/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë verdiktin e tij në atë se kush duhet të fitojë Topin e Artë për vitin 2024.

Ai ka përmendur emrat e mundshëm që po konsiderohen në listën e ngushtë për të fituar çmimin individual, por ka zgjedhur të “preferuarin e tij”, raporton Sinjali Sporti.

Ancelotti, tha se Vinicius do ta fitojë “Topin e artë”, teksa ka dhënë arsyet e tij për këtë, duke përmendur edhe dy futbollistët e tjerër të skuadrë së tij, Dani Carvajal e Jude Bellingham.

“Vinicius Jr do të fitojë Topin e Artë, për mendimin tim. Carvajal gjithashtu bëri shumë mirë, ai fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe shënoi në finale, fitoi Euron…Por Vinicius… lojtar i talentuar, i ri, imazh i mirë, fitoi La Ligën, fitoi Champions League duke shënuar në finale dhe gjysmëfinale. Ai shënoi dy në Munich!”, tha ai.

“Jude pati një sezon fantastik. Fitimi i Champions League, fitimi i ligës dhe ishte një surprizë e madhe. Lojtari më i mirë i sezonit të ligës”, tha ai.

Ai e përmendi edhe Rodrin, i cili e cilësoi një mesfushor fantastik.

“Rodri është gjithashtu një mesfushor fantastik, një nga mesfushorët më të mirë në garë dhe konsistent”, u shpreh ai.

Next Post

PSG vihen pas Julian Alvarez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.