• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelottit nuk i lë përshtypje oferta shumëmilionëshe nga Arabia Saudite

22/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ancelotti refuzon ofertën shumëmilionëshe nga Arabia Saudite.

E ardhmja e Carlo Ancelottit në Real Madrid ka qenë objekt spekulimesh për pjesën më të madhe të këtij viti.

Kjo për shkak se Federata braziliane është shumë e interesuar ta bëjë atë trajner të ri të Kombëtares A, transmeton Gazeta Express.

Ancelotti thuhet se ka rënë dakord të marrë drejtimin e trajnerit të Brazilit kur kontrata e tij me Real Madridin të skadojë verën e ardhshme.

Ajo që është e sigurt tani për tani është se fokusi i plotë i italianit është te Real Madridi dhe kjo u përforcua kur ai hodhi poshtë mundësinë për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, sipas “AS”.

Ancelotti raportohet të ketë marrë një telefonatë nga një përfaqësues i PIF (i cili zotëron katër nga klubet më të mëdha në Arabinë Saudite) për t’i ofruar atij postin e trajnerit të një klubi saudit, në këmbim të një oferte shumëmilionëshe – por që u refuzua nga 64-vjeçari.

E ardhmja e Ancelottit është e sigurt se do të jetë një pikë diskutimi gjatë sezonit të ardhshëm, veçanërisht me kontratën e tij që do të skadojë pas një viti

Next Post

Donnarumma flet pas tmerrit: Isha i lidhur, firka ime ishte se mos i bënin keq gruas sime

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.