Saturday, 14. March 2026
Sport

Andi Zeqiri debuton në Belgjikë, e nis me “këmbë të hajrit”

GS 17/09/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti kosovar, Andi Zeqiri, ka shkëlqyer në debutimin e tij në kampionatin e Belgjikës.

 

  

Zeqiri ka shënuar golin e parë për Genkun, në fitoren 2-0 ndaj Royale Union.

 

24-vjeçari pati performancë shumë të mirë sezonin e kaluar te skuadra e Baselit, ai shënoi 18 gola në ndeshjet zyrtare.

 

Pas kthimit nga huazimi, skuadra angleze Brighton e shiti Zeqirin te Genk për 6 milionë euro.

  

  


Teilen: