Tuesday, 17. March 2026
Sport

Andi Zeqiri ka filluar të kërkojë skuadër të re, De Zerbi s’e merr në Amerikë

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Brighton ka udhëtuar në Amerikë për ndeshjet para-sezonale.

Trajneri, De Zerbi nuk e ka marrë me vete futbollistin shqiptar, Andi Zeqiri, shkruan Lajmi.net

E ardhmja e futbollistit të Kombëtares së Zvicrës nuk është Premier League, andaj tashmë agjentet e tij kanë filluar të gjejnë një klub të ri.

Ka oferta nga Italia, Franca dhe Gjermania – kurse në bisedime është me klubin e Werder Bremen.

Agjenti i futbollistit “Ismael Piller” përmes një interviste për “Fussballtransfer.com”, tha se lojtari do të largohet nga Brightoni.

“Ai pati një sezon të mirë në Basel. Ka interesim të fortë nga Gjermania, Franca dhe Italia. Gjithçka është e hapur”, u përgjigj Piller./Lajmi.net/

  


Teilen: