• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Andre Onana pritet të rikthehet në Serie A

15/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Andre Onana po rikthehet në Serie A.

Lajm bombastik nga Italia, Andre Onana rikthehet në Serie A.

Portieri kamerunas, Andre Onana bëri bujë të madhe verën e shkuar duke kaluar nga rradhët e Interit te Manchester United për 55 milionë euro.

Por Onana nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij me Djajtë e Kuq, pasiqë në 11 ndeshje të luajtura ka pësuar 19 gola.

Kamerunasi është në qendër të kritikave nga tifozët e United dhe në rast se vazhdon me paraqitje të tilla, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga Old Trafford verën e ardhshme.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se te Inter po e ndjekin me vëmendje situatën e Onanës dhe zikaltrit do të tentojnë rikthimin e kamerunasit verën e ardhshme.

Inter e ka bërë edhe më parë një gjë të tillë me Lukakun, i cili u largua për 113 milionë euro për tu transferuar te Chelsea dhe një vit më pas u rikthye në Meazza në formë huazimi.

Zikaltrit do të tentojnë rikthimin e Onanës me formulën e njejtë, ndërsa Marotta i ka ndezur edhe më tepër zërat me deklaratën e tij të fundit.

Marotta ishte i pranishëm në eventin sportiv Trento Sports Festival, ku u pyet nga gazetarët për një rikthim të Onanës te Interi, pyetjes së cilës iu përgjigj: “Gjithçka është e mundur në futboll”.

Next Post

Sainz i bindur se Ferrari do t’i ofrojë kontratë të re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.