Portieri i Manchester United, Andre Onana, është shpallur lojtari i muajit mars tek ‘Djajtë e Kuq’.
Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarisht “Djajtë e Kuq” në faqen e tyre të klubit.
Andre Onana luajti në të katër ndeshjet e Manchester United në mars, ndërsa skuadra e Erik ten Hag regjistroi një humbje 1-3 në Manchester City, një fitore 2-0 ndaj Everton dhe një barazim 1-1 me Brentford në Premier League. Ndërsa Djajtë e Kuq eliminuan Liverpoolin në FA Cup.
Ja postimi:
Leading the way in March ⭐️
You have voted @AndreyOnana as our latest Player of the Month — congratulations, Andre! 👏#MUFC pic.twitter.com/2bWCNmd3x9
— Manchester United (@ManUtd) April 4, 2024