• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

28/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar: Andrea Berta do të jetë drejtori i ri sportiv i Arsenalit. Një tjetër italian në pozitat drejtuesi në Premier League.

Berta largohet nga Atletico Madrid pas 11 vitesh në të cilat ai kontribuoi, bashkë me Diego Simeonen, në rritjen e klubit spanjoll.

Nën drejtimin e tij, “Colchoneros” fituan dy kampionate spanjolle (13/14 dhe 20/21), dy Superkupa të UEFA-s (12/13 dhe 18/19), dy Liga të Evropës (11/12 dhe 17/18) një Kupë Spanjolle (12/13) një Superkupë Spanjolle (13/14) dhe arritën në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë (2014) dhe në Milano (2016).

I kërkuar nga klubet më të mëdha të futbollit europian, emri i tij ishte edhe në listën e Milanit, në kërkim të drejtorit të ri sportiv. Berta ka vendosur të nisë një aventurë të re tek Arsenali. Në orët në vazhdim pritet të vijë njoftimi zyrtar i klubit londinez.

Next Post

Revolucioni në Premier Ligë, zyrtarizohen ndryshimet për merkaton e verës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.