• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglezët e sigurt: Guardiola do largohet, lojtarët e Sitit në fund të ciklit

12/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Angli janë të sigurt: Fitorja e Ligës së Kampioneve i jep fund edhe epokës së Pep Guardiolës te Mançester Sitit. Jo që këtë verë, por në mbyllje të kontratës së tij, në vitin 2025, pasi t’i lërë klubit një skuadër të gatshme për këdo që do ta zëvendësojë, pasi shumë lojtarë janë në fundin e ciklit të tyre.

guardiola

Mediat britanike kanë shkruar sot për të ardhmen e klubit dhe trajnerit dhe shohin te spanjolli personin i cili do të vërë “në rresht për një” lojtarët sapo të mbarojnë pushimet, për të kuptuar se sa të uritur janë për të fituar gjithçka përsëri. Ai po planifikon largimin e tij, por më parë dëshiron që të bëjë maksimumin që skuadra të mbetet në këto nivele.

“Pep Guardiola ka idenë e qartë se do të largohet nga Mançester Siti pas dy vitesh, kur të përfundojë kontrata e tij. Trajneri e ka vendosur praktikisht që ta mbyllë në vitin 2025, pas 9 vitesh në drejtimin e klubit”, shkruan :”The Guardian”.

“The Times” ndërkohë sinjalizon se Guardiola “nuk ka ndër mend që të braktisë klubin që gjatë kësaj vere”. Ai do të vendosë bazat e skuadrës te një grup lojtarësh të rinj, sigurisht me Haland në krye, por edhe me emra si Grilish, Stouns, Alvarez, Rodri, Diaz apo edhe Ake e Akanzhi.

Ndërkohë, emra si De Bryjn, Uoker, Gyndogan, Mahrez apo Filips, mund të jenë ata që do t’i japin fund karrierës së tyre te “qytetarët”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kërkoi lirimin për herë të 2-të, merret vendimi zyrtar për Dani Alves

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.