Largimi i beftë prej Benzhamë Pavarit në ditë e fundit të merkatos dhe huazimi paraprak i Josip Stanisiçit e la Bajernin e “gjymtuar” në prapavijë. Bordi i kampionëve nuk arritën në kohë të siguronin një alternativë në mbrojtje dhe kështu Tomas Tuhel shpërtheu në deklarata publike, duke pohuar se ekipi i tij nuk është i plotë. Më pas u vu në provë “veterani” Zherong Boateng, por që edhe ai nuk arriti të siguronte besimin e bordit si pasojë e çështjeve gjyqësore.
“Daily Mail” thekson se rekordmenët e Gjermanisë ia kanë vënë syrin shokut të ngushtë të Herri Kejnit te kombëtarja e Anglisë, Erik Dajer.
29-vjeçari ka kontratë me Totenhemin deri në verën e vitit 2024, por bavarezët nuk e kanë në plan të presin fundin e sezonit aktual. Atyre u nevojitet zgjidhje urgjente në prapavijë dhe merkatoja e dimrit shihet si momenti i duhur.
Është fakt se Dajer u përmend në Mynih edhe gjatë dritares së fundit të transferimeve, por që nuk morri kurrë nuanca konkrete.
Pavarësisht se Herri Kejn mund të luajë rolin e “shkuesit” në këtë zhvendosje, Erik ka një problem vërtet serioz nëse i referohemi vazhdimësisë.
Takimi i fundit që mbrojtësi anglez është inkuadruar 90 minuta të plota në fushën e blertë daton prej muajit prill dhe prej asaj etape ka kaluar lëndime të shpeshta dhe humbje të formës si titullar.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL