Friday, 13. February 2026
Sport

Anglezët shndërrohen në makth për Realin

GS 17/05/2023 1 Min. Lesezeit

Anglezët shndërrohen në makth për Realin!

Manchester City shkëlqeu mbrëmje e sotme duke mposhtur me rezultatin 4:0 Realin e Madridit, në aktin e dytë gjysmëfinal të Championsit.

Falë këtij suksesi “qytetetarët” e Guardiolës, arritën të siguronin finalen e tyre të dytë në historinë e këtij kompeticioni, duke i shkaktuar Realit, një nga dy humbjet më të rënda në këtë kompeticion.

Hera e vetme që madrilenët ishin mposhtur me diferencë prej 4 golash në Champions, ishte marsi i vitit 2009, në duelin ndaj Liverpoolit. 

Një mbrëmje për t’u harruar kjo për skuadrën e Ancelottit.

Teilen: