• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglezi zyrtarizon largimin e tij nga Bayerni

02/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Mbrojtësi anglez Eric Dier do të largohet nga Bayern Munich në verë dhe do t’i bashkohet Monaco sezonin tjetër. Ai do të lidhë një kontratë 2-vjeçare me klubin francez, siç dhe konfirmohet nga “Sky Germany”.

Bisedimet për një marrëveshje të re me Bayern dështuan, pasi klubi gjerman nuk ishte në gjendje t’i ofronte Dier kohëzgjatjen e kontratës që do të marrë në Monaco. Kështu, pas një viti e gjysmë palët do të ndahen.

Anglezi e ka informuar Bayern për këtë vendim. Ndërkohë që, Monaco po përgatitet të mirëpresë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Klubi i Principatës ka arritur tashmë në parim një marrëveshje me Eric Dier.

31-vjeçari, i cili mbërriti në janar 2024 nga Tottenham, në 45 ndeshje në total të luajtura deri më tani me bavarezët ka realizuar dy gola. Largimin e tij e konfirmoi sot edhe drejtori sportiv i Bayern, Christoph Freund.

“Kemi pasur bisedime me Eric javët e fundit. Ai na tha se do të largohet nga klubi. Shpresoj që të përfundojë aventurën këtu me një titull”, tha Freund. Transferimi do të materializohet me koston zero, pasi kontrata skadon më 30 qershor.

Next Post

Vendos drejtësi në finalen e madhe të Superiores, Simon Marçiniakut i besohet edhe supersfida Inter-Barcelona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.