Tuesday, 18. August 2026
Sport

Angli-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë

GS 21/01/2025 1 Min. Lesezeit

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Ëembley” për ndeshjen e parë kualifikuese Angli – Shqipëri janë shitur.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.

Ndeshja Angli – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Ëembley” të Londrës.

Teilen: