• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglia dominuese, mposht pa probleme Shqipërinë

21/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dominohet dhe mposhtet në “Wembley” derisa Anglia merr trepikëshin e parë në kualifikimet e Botërorit 2026.

Në ndeshjen e parë të eliminatoreve në kuadër të grupit K, “Tre luanët”, shënuan fitore me rezultat 2:0, duke realizuar nga një gol për ndeshje.

Me golin e debutuesit Myles Lewis-Skelly në minutën e 20-të, Anglia mbylli pjesën e parë në avantazh, ndaj Shqipërisë.

Shqipëria për herë të parë në 45 minutat e para rrezikoi me mbrojtësin Arlind Ajeti, gjuajtja e të cilit u pengua nga mbrojtësit e Anglisë.

Në pjesën e dytë, Sylvinho angazhoj edhe Armando Brojën e Arbër Hoxhën në fazën sulmuese, por përveç dy gjysmërasteve të Brojës, nuk pati diçka konkrete nga kuqezinjtë.

Në anën tjetër, Anglia që udhëhiqej për herë të parë nga Thomas Tuchel, gjeti edhe golin e dytë, të qetësisë, që erdhi nga kapiteni Harry Kane, në minutën e 77-të.

Tri pikët e para për Anglinë, që përveç Shqipërisë, në grup ka edhe Serbinë, Letoninë e Andorrën.

Shqipëria e cila u mbështet nga rreth 20 mijë tifozë shqiptarë në Londër, tani ka në fokus ndeshjen e radhës, përballë Andorrës.

Kjo ndeshje luhet të hënën në Tiranë, duke nisur nga ora 20:45.

Next Post

Shqipëria me gjitha forcat tentoi t’i bëjë ballë Anglisë, e nis me humbje kampanjën kualifikuese për Botëror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.