• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglia ëndërron Guardiolën në stol, trajneri i Sitit: Nuk e kam vendosur ende se çfarë do të bëj

15/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, është kandidati afatgjatë i FA për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë, sipas raportimeve të “Daily Telegraph”.

guardiola

Organi drejtues i futbollit anglez ende nuk ka intervistuar askënd për rolin vakant pas largimit të Garet Sauthgejtit verën e kaluar, më shumë se dy muaj pas datës së mbylljes për aplikimet. Megjithatë, Guardiola mund të jetë i paarritshëm pasi paga e tij prej 20 milionë paundësh në vit është shumë përtej buxhetit të Federatës Angleze. Li Karslej është trajneri aktual i përkohshëm, ndërsa ka fituar tre dhe ka humbur një nga katër ndeshjet e tij të Ligës së Kombeve deri më tani.

Intervistat zyrtare nuk janë bërë ende me asnjë nga kandidatët në listë, me një vendim që nuk pritet të merret deri pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit. Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, u pyet nëse ai ka ndonjë interes për stolin e Anglisë, ndërsa hapi i tij i ardhshëm në karrierë nuk është vendosur ende, të paktën publikisht. Dhe ai hezitoi të tregojë diçka më shumë: “Nuk është e vërtetë. Unë jam menaxher i Mançester Sitit”, tha ai për “Che Tempo Che Fa” për ekspertin e merkatos Fabricio Romano.

“Nuk kam vendosur asgjë, gjithçka mund të ndodhë. Kështu që nuk e di. Le të shohim të ardhmen time. Unë ende duhet të reflektoj dhe të vendos se çfarë dua të bëj”, shtoi tekniku katalanas që është në skadencë kontrate në “Etihad”. Largimi i drejtorit sportiv të Sitit, Txiki Begiristain, i ka vështirësuar planet e “Qytetarëve” për të bindur Guardiolën për të firmosur një kontratë e re me kampionët e Anglisë.

Begiristain është njeriu më i besuar i Pep Guardiolës në klub dhe ai që e bindi për t’u transferuar në Mançester në verën e vitit 2016. Megjithatë, ata ende shpresojnë që katalanasi të qëndrojë në klubin e tyre. Ai është trajneri më i suksesshëm në historinë e Mançester Sitit dhe ata janë të bindur se askush që do të vijë pas tij do të mund të bëjë një punë më të mirë se ishtrajneri i Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbappe e akuzon ashpër për lajme të rreme, reagon menjëherë PSG

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.