Sunday, 12. April 2026
Sport

Anglia fillon “bombardimin” e shpresave të Serbisë për kualifikim në Botërorin 2026 – Saka shënon gol të bukur

GS 13/11/2025 1 Min. Lesezeit

Në një ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të kualifikimeve për Botërorin 2026, Anglia kalon në avantazh ndaj Serbisë.

Në minutën e 28-të, Bukayo Saka shfrytëzoi një top që iu kthye pas një situate në zonë dhe e dërgoi në qoshen e poshtme të portës serbe, duke kaluar rezultatin në 1:0 për skuadrën e tij, transmeton lajmi.net.

Ndeshja vijon dhe Anglia kërkon të ruajë epërsinë për të marrë tre pikët e radhës në rrugën drejt Botërorit të vitit 2026./lajmi.net/

Teilen: