• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglia ka një yll të ri, 18-vjeçari luan titullar për herë të parë

27/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja angleze duket se mori një tjetër ‘përforcim’ të madh pak para fillimit të Kampionatit Evropian, yllin 18-vjeçar të Manchester United, Kobbie Mainoo.

Kombëtarja angleze zhvilloi dy ndeshje të forta miqësore në datat e lira të marsit, në të cilat vetëm pak sekonda i ndanë nga përjetimi i dy humbjeve.

Fillimisht u mposhtën nga Brazili në Wembley dhe dje në të njëjtin stadium barazuan 2-2 me Belgjikën vetëm në fund pas golit të Bellingham.

Përshtypje me paraqitjen e shkëlqyer bëri edhe 18-vjeçari Kobbie Mainoo, i cili luajti dy duelet e para me “Tre Luanët”.

Kundër Belgjikës, trajneri Gareth Southgate e përfshiu me guxim në njëmbëdhjetëshen e parë dhe ylli i Manchester United ia shpërbleu me një paraqitje të shkëlqyer, për të cilën Federata Angleze e Futbollit e zgjodhi si futbollistin më të mirë të ndeshjes.

“Kobbie Mainoo është një lojtar i mrekullueshëm. Unë e di se si është kur njerëzit fillojnë të bërtasin në stadium, për shkak të të cilave ju ndjeni shumë presion.

Mendoj se ai ka një të ardhme të ndritur te Manchester United dhe shpresoj edhe me kombëtaren e Anglisë“, tha pas ndeshjes Jude Bellingham, i cili është vetëm dy vjet më i madh (20 vjeç) se Mainoo, por tashmë është një veteran i vërtetë në krahasim me të.

Southgate përfshiu mbrojtësin e Aston Villas Ezri Konso, anësorin e West Ham, Jarrod Bouen dhe sulmuesin e Brentford, Ivan Toney, në njëmbëdhjetëshen fillestare për herë të parë.

Next Post

Deschamps i zhgënjyer nga fishkëllimat kundër Mbappe në Velodrome

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.