• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglia kualifikohet në Botëror, për Shqipërinë tani mbetet vetëm rruga e play-offit

14/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Anglia mposhti Letoninë me rezultat shumë të thellë 5:0 në udhëtim të martën mbrëma. Me fitoren e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, Anglia ka siguruar si e para kualifikimin në Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Anglia është në vendin e parë me 18 pikë. Ka shënuar 18 gola nga gjashtë ndeshje, ndërsa nuk ka pranuar asnjë.

Pesë prej tetë golave i shënoi të martën kundër Letonisë.

Anthony Gordon shënoi golin e parë në minutën e 26-të, kurse golin e dytë dhe tretë i realizoi kapiteni Harry Kane. Kane për 2:0 shënoi në minutën e 44-t, kurse të dytin personal në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Golin për 3:0, Kane e shënoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë anglezët shënuan dy gola të tjerë. Maksims Tonishevs shënoi autogol në minutën e 58-të, kurse Eberechi Eze në minutën e 86-të shënoi golin për rezultatin final, 5:0.

Për vendin e dytë do të jetë gara e hapur në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Shqipëria është e dyta me 11 pikë, kurse Serbia në vendin e tretë me 10 pikë pas fitores ndaj Andorrës 3:1.

Next Post

Cristiano Ronaldon, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.