Tuesday, 18. August 2026
Sport

Anglia në kërkim të një trajneri, nis bisedimet me teknikun gjerman

GS 13/10/2024 1 Min. Lesezeit

Anglia është në kërkim të një trajneri, që prej largimit të Gareth Southgate pas Euro 2024.  Sipas raportimit të WELT TV, “3 luanët” janë në negociata me ish-teknikun e Bayern Munichut, Thomas Tuchel.

Në bazë të asaj që shkruhet, negociatat kanë avancuar dhe shumë shpejt mund të ketë një marrëveshje mes palëve. 51-vjeçari gjerman Tuchel ka drejtuar më parë ekipe si Dortmund, PSG apo Chelsea.

Aktualisht, Anglia drejtohet nga Lee Carsley.

Teilen: