• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglia nuk lejon hapat fals, Kejn: Krijuam më shumë se me Shqipërinë, Tomas ka sjellë pasion

25/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Herri Kejn i gëzohet rezultatit të dy ndeshjeve të para të Anglisë në këto kualifikuese. “Në përgjithësi jemi të kënaqur me dy fitore dhe dy ndeshje pa pësuar gol. Nuk jam i befasuar që Xhejms shënoi me atë goditje të lirë.

Screenshot 2025-03-25 123053

Në stërvitjen e djeshme ai po bënte goditje me shumë rrotullime të ngjashme. Ne duhet të tregoheshim të duruar, ata po përdornin lojtarët e krahut”, tha kapiteni i Anglisë, i cili vlerësoi edhe frymën që Tomas Tuhel ka sjellë në skuadër.

“Është kënaqësi të kesh Tuhelin si trajner, kemi një analizë taktike e nivelit më të lartë. Jemi të kënaqur që ai është atje dhe që e kemi.Krijuam më shumë raste se me Shqipërinë. Në tërësi mund të jemi të kënaqur me rezultatin. Tuhel është fantastik. Ai është ambientuar menjëherë. Është kënaqësi të punosh me të. Ka sjellë pasion”.

Tuhel u bë trajneri i parë që fiton dy ndeshjet e para në krye të Anglisë, që prej Fabio Kapelos në shtator 2008 (italiani fitoi 8 parat). Ndërkohë që trajneri panoi se nuk ishte një ndeshje e lehtë: “Duhej ta zhbllokonim. Ne krijuam shumë raste nga goditjet standarde. Unë i di cilësitë e Ris Xhejmsit. Ai është në formë”. Por gjermani ka edhe kritika: “Në pjesën e dytë ishim shumë të ngadaltë, por më pas e gjetëm shpejtësinë. Pas golit të dytë, ndeshja u hap dhe pati më shumë emocione. Po mësoj më shumë nga lojtarët”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Real Madridi siguron Alexander-Arnoldin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.