Është realizuar edhe goli i tretë në ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Italisë, e vlefshme për kualifikimet për Evropianin 2024.
Anglia ka përmbysur rezultatin 2:1 kundër Italisë në stadiumin “Wembley” në Londër, shkruan lajmi.net.
Rashford ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 57-të të takimit.
Punë të madhe gjatë aksionit luajti edhe ylli Bellingham që përfitoi topin në fazën e mbrojtjes dhe doli përpara me shpejtësi.
Sfida mes Anglisë dhe Italisë është në kuadër të Grupit C./Lajmi.net/