Me United dhe Tottenham në finalen e Europa League, Anglia vendos një rekord absolut në Champions.
Në sezonin e ri, Premier League do të përfaqësohet me 6 ekipe në turneun më të rëndësishëm Evropian.
Prej kohësh, falë koeficientit të UEFA-s, Premier League kishte rezervuar 5 ekipe në Champions, por pas finales në Europa League, e gjitha angleze, dhe me dy ekipet jashtë zonës Champions në kampionat, Anglia arrin të dërgojë edhe një ekip të 6-të në Champions, pasi fituesi i Europa League kalon automatikisht në Champions.
Nëse Premier League përfundon sot, atëherë në Champions shkojnë, Liverpool, Arsenal, Man.City, Newcastle, Chelsea dhe fituesi i Europa League, një ndërmjet Man.United dhe Tottenham.