Ankth te Gjermania, qendërmbrojtësi shfaq problem fizike dhe mund të humbasë ndeshjen e radhës!
Gjermania siguroi vendin e parë në Grupin A të EURO 2025, teksa tashmë skuadra e Julian Nagelsmann ka nisur përgatitjet për raundin e 1/8-ve.
Por, të hënën, pak orë pas takimit të fundit me Zvicrën që u mbyll në barazim 1-1, te Gjermania janë vendosur në alarm sa i përket repartit të prapavijës, pasi Antonio Rudiger ka shfaqur probleme muskulore.
Gjendja e mbrojtësit do të jetë në monitorim, por dhimbja e kokës për trajnerin Nagelsmann shtohet kur në apelin e ndeshjes së radhës do të mungojë edhe Jonathan Tah, që ka plotësuar numrin e kartonëve dhe është i skualifikuar.