Monako vazhdon ecurinë mbresëlënëse në shtëpi, duke regjistruar tashmë 11 ndeshje radhazi pa humbje në “Stade Louis II” (10 fitore, 1 barazim), teksa mposhti Metzin me rezultatin 5-2.
Heroi i mbrëmjes ishte Ansu Fati, i cili u aktivizua në pjesën e dytë dhe ndryshoi fytyrën e lojës.
Lojtari i huazuar nga Barcelona gjeti rrjetën 34 sekonda pasi hyri në pjesën e dytë të ndeshjes.
Me lëvizjet dhe teknikën e tij, ai i dha frymëmarrje repartit ofensiv të Monakos, duke u kthyer menjëherë në burim rreziku për mbrojtjen mike.
Pas një pjese të parë ku Monako e pa veten në avantazh minimal 2-1, gjithçka u shpërthye në 45 minutat e dyta, me sulmin e “Les Monégasques” që nuk kurseu aspak Metzin.
Fati i dha ritëm dhe fantazi, ndërsa ekipi shënoi edhe tre herë të tjera për të vulosur një tjetër fitore bindëse në fushën e vet.
Me këtë sukses, Monako konfirmon edhe një herë forcën e padiskutueshme në “Louis II”, duke u bërë një nga skuadrat më të frikshme në shtëpi në Ligue 1, ndërsa Metz vazhdon krizën e rezultateve dhe mbetet në fund të tabelës.