Tuesday, 12. May 2026
Sport

Antoine Dupont i përkëdheluri i “Paris 2024”, darkon me Macron, kërcen me kastin e “Moulin Rouge” dhe është model i “Louis Vuitton”

GS 24/07/2024 1 Min. Lesezeit

Në Francë të gjithë flasin për një emër. Mes 573 atletëve, të cilët përfaqësojnë Francën, Emmanuel Macron ka zgjedhur që të darkojë në fshatin olimpikm pikërisht me Antoine Dupont.

Ky i fundit ka preferuar që të mos jetë me Kombëtaren në Kupën e Shtatë Kombeve të regbisë pasi kërkon medaljen e artë me Francën në disiplinën e regbisë.

Antoine Dupont është një nga sportistët model të Francës. Ai është ftuar edhe në një emision ku vallëzoi me kastin e filmit “Moulin Rouge” ndërsa shpesh herë ka marrë pjesë si model në sfilatat e firmës së njohur franceze “Louis Vuitton”.

Teilen: