Pas disa garave zhgënjyese dhe pa fat në Europë, Andrea Kimi Antoneli do të provojë të ringrihet në Çmimin e Madh të Kanadasë. Talenti italian i Mercedesit shfaqet i karikuar për fundjavën e Formulës 1 në Montreal.
“Ishte një tripletë e vështirë garash, sepse nuk pata performancë të mirë dhe shfaqëm disa probleme.
Ende kam shumë për të mësuar, duke përfshirë edhe mënyrën e menaxhimit të fundjavave më komplekse si Imola. Ishte hera e parë para tifozëve të mi dhe kështu nuk isha në gjendje të menaxhoja gjithçka.
Tani kemi pasur një pushim të mirë dhe jam gati të filloj përsëri”, shprehet Antoneli, i cili më tej shton:
“Në Imola dhe Monako u përpoqa të gjeja qëndrueshmëri me përbërjen e re të gomave (C6), gjë që ishte e vështirë të futesha në dritaren e duhur që në xhiron e shpejtë. Montreali është një pistë e ndryshme për sa i përket asfaltit, mendoj se di si të sillem këtë fundjavë.
Kam nevojë për një fundjavë lineare, me temperaturat më të ftohta makina jonë është më e mirë, paksa e kundërta me vitin e kaluar. Në ekip ka atmosferë të mirë, tani varet nga unë të bëj pjesën tjetër”, përfundon 18-vjeçari. Me 48 pikë të grumbulluara, Antoneli klasifikohet në vendin e shtatë në renditjen e përgjithshme të pilotëve në kampionatin botëror të Formulës 1.