Monday, 25. May 2026
Sport

Antonelli bën “poker” në Kanada! Russell tërhiqet i nevozuar, Hamilton e Verstappen në pod

GS 25/05/2026 2 Min. Lesezeit

Sfidë e fortë deri në gjysmën e garës mes dy pilotëve Mercedes, pastaj W17 tradhton anglezin

Kimi Antonelli nis fluturimin në Botëror, duke arritur në Montreal fitoren e 4-t radhazi. Pas gati gjysmë gare parakalimesh mes Russell dhe Antonelli, sfida u vendos nga tërheqja për një problem teknik e pilotit anglez në xhiron e 30-të.

George Rusell doli nga makian shumë nervoz, duke hedhur me tërbim në tokë mbrojtësen e tij. Në atë pikë Antonelli-t i mbeti vetëm të kalonte në modalitetin “administrim” pas pit stop-it. Ai vazhdoi i pashqetësuar drejt vendit të parë. Pas Shanghai-t, Suzuka-s dhe Miami-t bën “poker” në Kanada, duke e çuar avantazhin ndaj shokut të skuadrës nga 18 në 43 pikë.

Rezultatet e garës së Kanadasë:

Në podin kanadez, bashkë me Antonelli-n, janë ngjitur edhe Lewis Hamilton (vendi i dytë dhe rezultati më i mirë për të me Ferrari-n) dhe Max Verstappen. Shtatë herë kampioni i botës parakaloi 7 xhiro nga fundi Red Bull-in e holandezit.

U ndal pranë podit Charles Leclerc, i cili shpëtoi “in extremis” një fundjavë nën hijen e shokut të skuadrës. Norris e braktisi garën në xhiron e 41-të për shkak të një problem me kamion.

Renditja e pilotëve:

Teilen: