Antony me supergol, Betis bën ligjin ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano” (video)
Atletico Madrid ka zhgënjyer sërish, këtë herë pasi u mposht 0-1 nga Betis, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.
Fatin e takimit e vendosi supergoli i brazilianit Antony, me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë, në pjesën e parë.
Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga Diego Simeone në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Betis fiton 0-1 dhe mban vendin e pestë, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë.
Teilen: