Ylli i Manchester United, Antony është fotografuar në stërvitje për herë të parë që nga akuzat për abuzim në familje.
Anësori brazilian nuk ka luajtur për “Djajtë e Kuq” që nga humbja e tyre 3-1 ndaj Arsenalit më 3 shtator.
Por ai mund të bëjë një rikthim kundër Galatasaray nesër në Champions League, sipas The Sun.
Antony u kthye në Angli javën e kaluar dhe mori pjesë në një intervistë vullnetare me Greater Manchester Police.
Antony mohon akuzat e bëra kundër tij si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në atdheun e tij.
Anësori u fotografua dje në Carrington dhe mund të rikthehet në garë për skuadrën nën zjarr të Erik ten Hag kundër skuadrës turke në “Old Trafford”./Lajmi.net/