Shtëpia e brazilianit të Betis, Antony, ka rënë pre e hajdutëve në mbrëmjen e djeshme, në momentin që sulmuesi ishte në fushë kundër Porto-s, në Champions League.
Vetë lojtari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar çfarë ndodhi.
“Sot po ndaj me ju një situatë shumë të trishtë dhe skandaloze. Një mbrëmje që premtonte të ishte e mrekullueshme, përfundoi në indinjatë dhe zhgënjim. Më kanë grabitur shtëpinë!
Ajo që më indinjon më shumë nuk është thjesht humbja materiale, por ndjesia e pasigurisë në vendin ku duhet të ndihemi më të mbrojtur; të shohësh atë pasiguri të pasqyruar në sytë e familjes sime.
Por, mbi të gjitha, një gjë bëhet edhe më e qartë për mua: nuk ka asnjë pasuri materiale në botë që të jetë më e vlefshme se jeta dhe mirëqenia e familjes sime”, shkruan Antony.