Wednesday, 28. October 2026
Sport

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, pranon kërkesën e Shoqatës Antikorrupsion

GS 28/10/2026 1 Min. Lesezeit

Gjykata e Apelit Administrativ ka pezulluar efektet e vendimit për bojkotin e vendosur nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, deri në shqyrtimin e çështjes.

Gjykata pranoi kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, e cila kundërshtoi vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë (DHKA). Pra, Gjykata ka ndërhyrë për të ndalur përkohësisht bojkotin e vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ndërsa do të shqyrtojë nëse vendimi ishte i ligjshëm.

Pezullimi do të jetë në fuqi deri në shqyrtimin e çështjes nga gjykata.

Teilen: