Friday, 23. January 2026
Sport

APK-ja i kthen përgjigje MKRS-së, nuk lejon zyrtarët e lartë publikë të ushtrojnë funksione menaxhuese në OJQ

GS 23/01/2026 2 Min. Lesezeit

Pas kërkesës për interpretim zyrtar lidhur me ushtrimin e funksioneve në sport nga zyrtarët e lartë publikë, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka pranuar përgjigje sqaruese nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Sipas interpretimit të APK-së, zyrtarët e lartë publikë nuk mund të ushtrojnë funksione drejtuese apo menaxhuese në organizata sportive të regjistruara si OJQ, ata mund të jenë vetëm anëtarë, pa funksion drejtues dhe pa pagesë, përveç kompensimit të shpenzimeve të lidhura me aktivitetin.

Po ashtu APK thekson se organizata ku zyrtari i lartë është pjesë nuk mund të lidhë kontrata apo të përfitojë fonde nga institucioni ku ai ushtron detyrën, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Pas marrjes së kësaj përgjigjeje, nga MKRS-ja kanë thënë se do të trajtojnë të gjitha rastet në përputhje me këtë interpretim zyrtar, duke siguruar zbatim të njëjtë të rregullave dhe respektim të plotë të legjislacionit në fuqi

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Agjencia e Sportit mbeten të përkushtuara për qeverisje të mirë në sport, integritet institucional dhe respektim të plotë të ligjit, duke garantuar transparencë dhe standarde të njëjta për të gjithë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Teilen: