Sunday, 16. August 2026
Sport

Apolonia, Pogradeci e Lushnja, fitore të rëndësishme

GS 25/01/2025 1 Min. Lesezeit

Apolonia, Pogradeci e Lushnja kanë arritur fitore me peshë në këtë javë të 20-të të Kategorisë së Parë.

Apolonia ka arritur të marrë një fitore 4-2 përballë Korabit, me fierakët që kanë ringjallur shpresat për një vend në zonën e play-off. Ndërkohë, skuadra dibrane mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Pogradeci ka arritur në limitet e sfidës që të marrë një fitore 3-2 përballë Valbonës, duke e bërë mjaft interesante luftën për një vend në zonën play off.

Lushnja ka mundur në transfertë Kukësin me rezultatin 2-1 duke ruajtur vendin e 6-të në klasifikim, me pikë të barabarta me Pogradecin, por me një golavarazh më të mirë.  

 

 

 

Teilen: