Friday, 20. March 2026
Sport

Arabët të “uritur” për futbollistë europianë, objektivi i radhës është… kapiteni i PSG-së

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Arabia Saudite duket se nuk është “ngopur” me futbollistët europianë, por është ende e uritur.HGJJH

Sipas L’Equipe, disa klube në Ligën Pro Saudite kanë gjetur një objektiv të ri. Bëhet fjalë për kapitenin e PSG-së, Markinjos.

Ende nuk ka një ofertë zyrtare për futbollistin por gjithccka pritet në orët në vijim.

I ardhur nga Roma në vitin 2013, qendërmbrojtësi brazilian po përgatitet të përjetojë sezonin e tij të 11-të tek PSG-ja. Markinjos së fundmi ka rinovuar kontratën deri në maj të 2028-ës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: