• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arabia bën me dhimbje koke Juventusin, bardhezinjtë mund të humbin yllin e skuadrës për shkak të… Salahut

27/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në momentin që kishin nisur bisedimet për një rinovim të mundshëm të kontratës mes tyre, Juventusi dhe Federiko Kieza kanë vendosur që të ngrenë frenat e dorës në mënyrë të menjëhershme. Arsyeja vjen nga Anglia, konkretisht nga Liverpuli, i cili duket se është rikthyer në sulm të sulmuesit italian, duke parë edhe ofensivën arabo-saudite për Mohamed Salahun.

vlahovic-chiesa-rabiot_12085891190x786

Për këtë të fundit janë gati diçka mes 110-115 milionë eurove, ndërsa për egjiptianin 200 milionë euro rrogë për tri vite. Kjo ofertë mund të shkaktojë një efekt bumerang në të gjithë merkaton europiane, por për sa i përket Jyrgen Klopit, trajneri gjerman i të kuqve sheh vetëm Federiko Kiezën si zëvendësuesin e duhur të Mohamed Salahut. Nga ana tjetër, Juventusi ka shumë nevojë për Kiezën, për sa u përket skemave të Masimiliano Alegrit, por nga ana tjetër ka edhe më shumë nevojë për miliona të rëndësishme me dy sulmet e mëparshme të të kuqve që arritën deri në 60 milionë euro.

Por ndoshta, me 115 milionë që Al-Itihad ofron për të dhe duke parë se sa pak ditë kanë mbetur nga mbyllja e merkatos europiane, Klop dhe Liverpuli sigurisht që do të rrisnin ofertën për Kiezën, pse jo duke i shpenzuar edhe të gjitha paratë që mund të arkëtonin në rast akordi të Salahut, pasi koha shtrëngon dhe të tentosh të shkosh deri në merkaton e janarit pa një zëvendësues të egjiptianit do të ishte një autogol që askush në Liverpul nuk do të donte që ta provonte, duke parë se si shkoi edhe sezoni i kaluar.

MORATA 3 – Po Juvja, çfarë do të bënte në rast largimi të Kiezës? Tashmë emrat njihen nga të gjithë, por karta më e sigurt është rikthimi i Alvaro Moratës, të cilin drejtori sportiv i Juventusit, Kristiano Xhuntoli, e ka bllokuar tashmë. Fundja, duke parë që “zonja e vjetër” nuk mund t’i lejojë vetes asnjë hap fals tjetër këtë sezon, është më mirë që të shkojë te dikush që e njeh si Morata, sesa të tentojë një bast të rrezikshëm për vazhdimësinë e sezonit.

JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Usyk mposht Duboisin dhe mbron titujt e kampionit të botës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.