• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arabia Saudite konfirmon ndalimin e alkoolit në Kupën e Botës 2034

14/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arabia Saudite ka konfirmuar se alkooli nuk do të shitet në kampionatin botëror në vitin 2034, në të cilën do të jetë mikpritëse duke e organizuar këtë turne në pesë qytete saudite.

“Përkundrazi si moti ynë, është një vend i thatë. Për momentin, ne nuk e lejojmë alkoolin, por shumë argëtim mund të bëhet pa të. Nuk është 100 për qind e nevojshme”, tha ambasadori saudit në Mbretërinë e Bashkuar, Princi Khalid bin Bandar bin Sultan Al Saud për radion digjitale britanike “LBC News”.

Duke theksuar dallimet kulturore, Al Saud tha se Arabia Saudite është e lumtur të akomodojë njerëzit brenda kufijve të saj. Megjithatë, theksoi ai, vendi i tij nuk është i gatshëm të ndryshojë kulturën e tij për të tjerët.Në muajin dhjetor 2024, FIFA shpalli zyrtarisht Arabinë Saudite si nikoqire për Kupën e Botës 2034 për meshkuj.

Ky vendim e bën Arabinë Saudite vendin e dytë të Lindjes së Mesme që pret turneun prestigjioz ndërkombëtar të futbollit, pas Katarit në vitin 2022.

Turneu do të zhvillohet në gjithsej 15 stadiume në Xheda, Khobar, Abha, kryeqytetin Rijad si dhe në qytetin e planifikuar për t’u ndërtuar Neom.

Next Post

Dinamo-Vllaznia, trajneri Daja: Duhet të tregohemi pragmatistë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.