Aventura e Darwin Nunez tek Al-Hilal pritet të mbyllet vetëm pas një sezoni dhe uruguaiani do të largohet nga Arabia Saudite për t’u rikthyer në Europë.
Pavarësisht formës së dobët të treguar këtë sezon, për Nunez ka ende një interes të madh. Dy klubet që e kanë prioritet transferimin e tij gjatë verës së ardhshme janë Atletico Madrid dhe Juventus.
“Colchoneros” e shohin uruguaianin si zëvendësuesin e duhur në rast largimi të Julian Alvarez. Ndërkohë, Juventus e sheh si zëvendësuesin ideal të Dusan Vlahovic.
Jo më pak mbrapa jane edhe Newcastle dhe Tottenham, të cilat po ashtu interesohen për një rikthim të mundshëm të Nunez në Premier League, një ambient që e njeh mjaft mirë. 26-vjeçari u transferua verën e kaluar për 53 milionë euro, por sot vlera e tij ka rënë ndjeshëm dhe llogaritet te 30-35 milionë euro.