• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Araujo nuk do të largohet në janar nga Barcelona, por mbetet objektiv kryesor i Bayernit

26/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ronald Araujo raportohet se është i interesuar për të qëndruar te Barcelona, pavarësisht interesimit nga Bayern Munichi.

Pavarësisht blerjes së Kim Min-jae nga Napoli në verë, gjiganti gjerman është ende i vendosur të sjellë përforcime tjera në janar, në fazën e mbrojtjes.

Me “Bavarezët” që kërkojnë të forcojnë vijën e tyre të mbrojtjes, Araujo i Barcelonës është shfaqur si një objektiv i mundshëm transferimi.

Megjithatë, sipas gazetarit Florian Plettenberg, reprezentuesi i Uruguait nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona gjatë janarit dhe për këtë është informuar kampioni i Gjermanisë.

Bayerni do të kishte qenë i gatshëm të paguante një tarifë të konsiderueshme për ta nënshkruar me të në afatin e dimrit, por tani transferimi i tij duket i pamundshëm.

Gjithsesi, 24-vjeçari mbetet objektivi i ëndrrave për Tuchel dhe të tjerët në klub.

Ronald Araujo me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Next Post

​Milani synon Antonio Conten

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.