Sunday, 26. April 2026
Futboll

Araujo nuk pret fundin e sezonit, vendos që tani të ardhmen e tij. I ka shpresat te Botërori…

GS 26/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ronald Araujo nuk do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, edhe pse kritikat ndaj tij kanë qenë të shumta dhe është përfolur shpesh për një largim të mundshëm në fund të këtij sezoni.

Pas një fillimi të dobët, gjatë të cilit u kritikua ashpër nga tifozët e Barcelonës, ai vendosi të merrte disa javë pushim për t’u rikuperuar mendërisht nga situata. Për më tepër, ai ka vuajtur nga disa probleme fizike, të cilat e kanë ndaluar përparimin e tij pikërisht kur ishte në formën e tij më të mirë gjatë sezonit.

Pavarësisht gjithçkaje, uruguaiani do të vazhdojë me katalanasit, të paktën edhe për sezonin e ri, bën të ditur Sport. Araujo shpreson të bëjë një Botëror të mirë me Uruguajin dhe e sheh atë si një mundësi ideale për t’u rikthyer në nivelin e disa viteve më parë, kur ishte një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit.

Teilen: