Monday, 11. May 2026
Futboll

Arbeloa: Duhet të tregojmë se jemi vërtet të lënduar nga ky sezon pa asnjë trofe

GS 11/05/2026 2 Min. Lesezeit

Álvaro Arbeloa komentoi humbjen e rëndë të Real Madridit ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, rezultat që iu dha titullin katalanasve dhe i lë madrilenët pa trofe këtë sezon. Për episodin me Jude Bellingham, trajneri deklaroi: “Për mua ishte e qartë që pati bërryl, por duhet të përgëzojmë Barçën për fitimin e La Liga-s”.

Lidhur me gjendjen e Mbappé, ai tha: “Kanë mbetur edhe dy javë dhe duhet parë si do të evoluojë nga shqetësimet fizike për të kuptuar nëse mund të luajë apo jo”. Tekniku madrilen foli edhe për zhgënjimin e tifozëve: “E kuptojmë frustrimin dhe zhgënjimin e tyre. Mund të shohim vetëm nga e ardhmja dhe të mësojmë nga gabimet e këtij sezoni”.

Ai shtoi: “Sezoni ynë mbaroi sot, por nuk mund të dorëzohemi. Ne mbrojmë diçka më të madhe se vetja, stemën e Real Madridit. Duhet të tregojmë se jemi vërtet të lënduar për sezonin pa asnjë trofe”. Për të ardhmen e tij në stol, Arbeloa u shpreh: “Do të kemi një bisedë me klubin, siç është normale, por tani dua që skuadra ta mbyllë mirë sezonin”.

 

Teilen: