Ndeshja mes Real-it dhe Bayern-it do të jetë një tjetër provë e vështirë për Álvaro Arbeloa, i cili në stolin madrilen ka mundur që të eliminojë Manchester City-n.
“Madridi gjithmonë ka qenë gati për ndeshje të mëdha. Bayern-i ka qenë një ekip, i cili ka luajtur shpesh në Champions. Historia që kemi me Bayern-in ka qenë gjithmonë e veçantë. Jam i sigurt se ‘Bernabéu’ do të përjetojë një tjetër mbrëmje të madhe si ajo me City-n”, tha trajneri i Real-it në vigjilje të ndeshjes me Bayern-in.
Ekipin anglez Real-i e eliminoi me një tjetër skuadër në fushë pasi i mungonte Mbappé. Në këtë pikë Arbeloa shpjegon se me rikthimin e francezit skuadra e tij do të luante në një tjetër mënyrë. “Mbappé nuk ka karakteristikat e Brahim-it prandaj do të na duhet të luajmë një tjetër mënyrë. Jam i lumtur që kam këtë problem pasi mund të mbështetem në disa lojtarë të mëdhenj. Mbappé erdhi në Madrid për të luajtur këto ndeshje”, tha Arbeloa.