Friday, 18. September 2026
Sport

Arbër Hoxha drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

GS 18/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, karrierën do ta vazhdojë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mediumet kroate kanë raportuar se Dinamo e Zagrebit është pajtuar me lirimin e Hoxhës.

Ai  pritet të firmosë me Al Wahdan.

Reprezentuesi i Shqipërisë luajti për dy vjet e gjysmë te gjiganti kroat.

Në 117 paraqitje i shënoi 14 gola dhe i bëri 14 asistime. Së fundi kryesisht është aktivizuar si zëvendësues.

Teilen: